AKTUALITET

Pushtimi i forcave të armatosura në Belgorod – Rusia flet për sabotim, përgjigjet Ukraina

21:04 - 22.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Provinca ruse Belgorod u sulmua të hënën nga persona të armatosur që mbërritën nga Ukraina, duke nxitur Moskën të imponojë një “regjim anti-terrorist” në rajon dhe të fillojë evakuimin e civilëve për të shmangur një sulm brenda territorit rus.




Edhe pse Moska dhe autoritetet lokale janë të shpejtë për të lidhur incidentin me Ukrainën, Kievi mohon çdo lidhje , një qëndrim që ai mban në të gjitha rastet e -ndonjëherë spektakolare- sulmeve brenda territorit rus.

Ka pasur sulme të tjera në zonën kufitare javët e fundit, por ky është rritur në përmasa dhe duket se është më serioz se të tjerët.

Faktet

Autoritetet ruse njoftuan se një grup “diversantësh të ushtrisë ukrainase” hynë në rajonin e Grayvoron, i cili është shumë afër kufirit me Ukrainën. Sipas guvernatorit Vyacheslav Gladkov, personat e armatosur sulmuan komunitetet Zamostie dhe Glotovo, si dhe kryeqytetin rajonal, Gryvoron.

Videot e qytetarëve të ngjarjeve tregojnë personat e armatosur duke përdorur automjete amerikane, të cilat nuk kaluan pa u vënë re nga autoritetet ruse.

Megjithatë, BBC vë në dukje se nga pamjet video nuk është e qartë se në çfarë radhe kanë ndodhur ngjarjet e sulmit.

Sipas Gladkov, dy persona u plagosën në granatimet e Glotovo, tre të tjerë në rajonin e Grayvoron (dy burra dhe një grua që u shtruan në spital) dhe një në fshatin Zamostie. Sipas autoriteteve ruse, të gjitha lokacionet janë afër kufirit me Ukrainën dhe në zonën ku është duke u zhvilluar inkursioni i militantëve.

Në Zamostie, një predhë ka rënë në një kopsht fëmijësh, për pasojë është përfshirë nga flakët dhe një grua ka mbetur e plagosur në duar, të cilës i është dhënë ndihma e parë në vend.

Ai tha se janë dëmtuar tre shtëpi civile dhe një ndërtesë administrative lokale.

Ndërkohë, guvernatori i Belgorod tha se civilët po largohen nga zona . “Ne shkojmë derë më derë. Një pjesë e madhe e popullsisë është larguar nga zona në fjalë, ne po i ndihmojmë me mjetet tona të transportit ata që nuk janë larguar ende”, tha Vyacheslav Gladkov në një postim në Telegram.

Ai shprehu shpresën se “ushtarët tanë do ta përfundojnë së shpejti misionin e tyre dhe do ta shkatërrojnë armikun”.

Kush është përgjegjës për sulmin

Më herët të hënën Legjioni “Liria në Rusi” dhe “Korpusi Vullnetar Rus” kishin njoftuar se po kryenin një operacion në Greyvoron.

Shërbimi për shtyp i Legjionit “Liria në Rusi” njoftoi se në rajonin Belgorod të Rusisë “situata është e vështirë”. Legjioni “Liria në Rusi” dhe “Korpusi i Vullnetarëve Ruse” po krijojnë një zonë të çmilitarizuar në kufirin me Ukrainën, nga ku ushtria ruse nuk do të jetë në gjendje të bombardojë Ukrainën”, thuhet në deklaratën e legjionit.

Legjioni dhe Korpusi janë njësi ushtarake vullnetare të përbëra nga qytetarë rusë që luftojnë përkrah ushtrisë ukrainase.

Zona e operacionit special

Në përgjigje të këtij zhvillimi, FSB, shërbimi rus i sigurisë, vendosi një “regjim të zonës së operacionit anti-terrorist” në zonë pasdite. Kjo do të thotë se autoritetet fitojnë kompetenca të shtuara që u lejojnë atyre të kryejnë operacione të armatosura, kontrolle ndaj qytetarëve ose të largojnë banorët.

Ky regjim vendoset për herë të parë në tokën ruse pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha, nga ana e tij, se Kievi nuk kishte asnjë lidhje me operacionin e armatosur, duke zhvendosur përgjegjësinë grupeve të rusëve.

“Ukraina po i ndjek me interes ngjarjetnë rajonin e Belgorodit të Rusisë dhe po studion situatën, por nuk ka asnjë lidhje me ta”, shkroi në Twitter këshilltari presidencial Mykhailo Podoliak. “Siç e dini, tanket shiten në çdo depo ushtarake ruse dhe grupet rebele që veprojnë nën tokë përbëhen nga qytetarë rusë.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.