AKTUALITET

“Shqipëria do pajiset me helikopterët amerikan”/ Deputeti i PS për ‘Panorama TV’: Siguria ose integriteti jonë cënohet aq sa cënohet dhe ajo e NATO-s

16:10 - 22.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qënia pjesë e aleancës veriatlantike, është për Shqipërinë çështje kyçe për sigurinë e saj. Ky është edhe konkluzioni i gjeneralit të lartë ushtarak, sot pjesë e legjislativit, Bardhyl Kollçaku.




Në intervistën e dhënë për ‘Panorama TV’, Z. Kollçaku ka theksuar rëndësinë që Shqipëria të rrisë investimet në ushtri dhe të kapë 2 përqindësihn e nevojshëm për të cilat flasin edhe aleatët ndërkombëtar.

Pjesë nga intervista 

Shqipëria vitin e ardhshëm do të jetë në kuadrin e objektivit që na kanë kërkuar 2 përqinshin dhe inkurajohet qeveria që ta shikoj me prioritet fokusin për investimet në mbrojtje.

Ne kemi një plan ambicioz për pajisjen e forcave me mjete anti tanke dhe mjete të blinduara për të rritur kapacitetet operacionale.

Ky projekt është miratuar dhe besoj që në fund të gushtit vijnë dy helikopterët e parë ‘Black Hok’. Prodhimi varet nga ndihma që japin SHBA dhe një pjesë të buxheti të mbrojtjes.

Pas luftës në Ukrainë shumë shtete kanë rritur shpenzimet për mbrojtjen?

Edhe Shqipëria është një nga ato vende që e ka rritur invesitimin janë rritur rrogat. Do të ketë një vëmendjen për ushtarakët dhe fonde për çiftet e reja për pagesa në vështirësi.

Pra do rishkohet niveli i pages?

Po, ne duhet të jemi në vendet mesatare për pagat e ushtrisë.

A ka probleme me rekrutimin e të rinjve

Ka shumë madje jo vetëm këtu. Rekrutimi ka shumë arsye pasi një pjesë e të rinjve zgjedhin që të emigrojnë. Madje edhe Belgjika dhe Holanda ka probleme. Ministrja e Mbrojtjes ka një program agresiv për këtë gjë

Ka dy mënyra për pagën dhe kushtet e mira, bonuese për strehim dhe arsimim. Një tjetër të kompensohet me deytra specifike me detyrat e rezervistitit. Disa funksione do të rishikohen për kohën e qëndrimit për detyrimin që kanë ushtarakët.

Duke pasur parasysh zhvillimet në Kosovë dhe Ballkan, por edhe konflikti në Ukrainë, sa cënohet siguria jonë në këto kushte?

Siguria ose integriteti jonë cënohet aq sa cënohet dhe ajo e NATO-s. Shqipëria është një pozicion i meritur që jemi pjesë e kësaj alenace. Anëtarësimi në NATO nuk ka ardhur nga qielli por një gjë e merituar për ne dhe forcat e armatosura. Nëse jemi ne të kërcënuar është edhe aleanca. Çdo kërcënim që i vjen Turqisë është për të tërë Aleancën. Ne marrim masa për ti paraprirë atyre. Kjo stërvitje teston edhe ndërveprimin e forcave tona dhe fuqinë e zjarrit.

Gazeta Shqiptare 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.