AKTUALITET

Aksident në afërsi të Delvinës, autoboti i gazit del nga rruga, fatmirësisht asnjë i lënduar

17:24 - 23.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në rrugën nacionale Sarandë- Delvinë në afërsi të Qafës së Gjinos.  Gazetarja Shpresa Dine bën me dije se një autobot gazi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në fushën krah rrugës.




Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës u ndodhën menjëherë në vendngjarje ndërsa  ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.

Ende nuk ka ndonjë informacion nëse mjeti autobot të ketë qenë  i mbushur ose jo me gaz në momentin e aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.