![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Alket Spaho, babai i 20-vjeçarit shqiptar që u vra në Suedi pak javë më parë ka rrëfyer pengesat që po has për të sjellë trupin e djalit të tij në Shqipëri.
Ai u shpreh se diplomatët shqiptarë në Suedi e kanë mësuar prej tij ngjarjen, ndërkohë që familjarët nuk janë lejuar të udhëtojnë për në Suedi.
Ai shprehet se për ngjarjen janë ndaluar 5 persona, ku 2 prej tyre qëndrojnë akoma në burg. Më tej pohon se autoritetet suedeze kanë lajmëruar Policinë Shqiptare dhe kjo e fundit familjen.
Por, Alketi dhe familja e tij, kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Ambasada Shqiptare në Suedi, e cila as nuk e ka lajmëruar për ngjarjen e rëndë. “Në vend që të na merrnin ata në telefon, i kemi marrë ne. Ata s’dinin gjë! Kërkuam informacione se çfarë ka ndodhur, për trupin e djalit.
Kur do të na e sjellin. Kontaktuam me suedezët dhe na thanë se për 1 javë. Kurse këta të Ambasadës na thonë për 1 muaj. Po na e vrasin për herë të dytë djalin, kjo është vrasje e dytë. Shteti s’po na ndihmon. Na thonë do paguani shpenzimet. Shkojnë mbi 30 mijë euro. Ne kërkojmë mbështetje, kemi hapur dyert e mortit po s’po e qajmë dot djalin” thotë ai për Fiks Fare.