BLUETOOTH

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare këngëtarja Tina Turner!

20:41 - 24.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Cyrihut të Zvicrës, ka thënë zëdhënësi i saj.




Tina Turner lindi me emrin Anna Mae Bullock më 26 nëntor 1939, në Nutbush, Tennessee, SHBA. Ajo u bë e famshme në fund të viteve ’60 si këngëtarja e grupit Ike & Tina Turner Revue, por më vonë ajo u bë e suksesshme në mbarë botën si artiste solo.

Me muzikën e saj dhe vitalitetin e saj të pashtershëm, Tina Turner emocionoi miliona fansa dhe frymëzoi shumë artistë të brezave të mëvonshëm. Hitet globale si “What’s Love Got To Do With it”, “Private Dancer” dhe “The Best”, më shumë se 180 milionë albume të shitura, 12 çmime Grammy dhe mbi tre dekada turne të shitura në stadium në mbarë botën janë vetëm pjesë e trashëgimia e saj unike.

Zëdhënësi i saj tha: “Do të ketë një ceremoni private funerali ku do të marrin pjesë miqtë e ngushtë dhe familja. Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes së saj në këtë kohë të vështirë.”

Gazeta Shqiptare 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.