AKTUALITET

Shoqërohej me Laert Haxhiun dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare, vihet në pranga 22-vjeçari (EMRI)

19:00 - 24.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Firdeus Berberi është vënë në pranga ditën e sotme, pasi ishte në kërkim.




Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai shoqërohej me Leart Haxhiun, i akuzuar për masakrën e Lushnjës, i cili u arretua gjatë ditës së djeshme, po në Greqi.

Burime për Panorama TV bëjnë me dije se i riu i arrestuar në Greqi është Firdeuss Berberi, i cili ishte dënuar me gurg në mungesë nga Gjykata e Pogradecit, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje.

Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, vihet në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”.

Qendronte ilegalisht në Janinë dhe shoqërohej me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu, vihet në pranga 22-vjeçari.

Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.