Kronikë

Të burgosurit shqiptarë në Britani do të transferohen në Shqipëri, Ministria e Drejtësisë: Fillon implementimi i marrëveshjes së firmosur nga Rama dhe Sunak

09:50 - 24.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka filluar zbatimi i marrëveshjes me Britaninë e Madhe për transferimin e të dënuarve drejt vendit tonë. Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.




Sipas ministrisë së Drejtësisë, falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë

NJOFTIMI I MINISTRISE:

Në vijim të komunikatës së përbashkët të nënshkruar nga Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak në dhjetor 2022, si dhe pas diskutimeve që dy liderët zhvilluan në Londër në mars 2023, Shqipëria do të fillojë implementimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.

Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.

Ndërkohë që u japim mundësinë të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit pranë familjeve të tyre, Shqipëria do të mund të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e sistemit penitenciar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.