LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Dështoi organizimi i finales në “Air Albania”! AEK fiton Kupën e Greqisë, një shqiptar ndëshkohet me karton të kuq në minutën e gjashtë

22:32 - 24.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kupa e Greqisë mes AEK-ut dhe PAOK-ut mund të kurorëzonte fituesin në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, po, për shkak të koncertit që këngëtari grek Nikos Vertis do të zhvillojë në datën 25 maj në këtë impiant, ky organizimi nuk u realizua, teksa finalja mes AEK-ut dhe PAOK-ut u luajt ditën e sotme në stadiumin e Volosit, pa praninë e tifozëve, teksa ishin verdhezinjtë e AEK-ut që triumfuan me rezultatin 2-0.




2

Në këtë duel protagonist u bë edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Lazaros Rota, që në minutën e gjashtë u ndëshkuar me karton të kuq, për ndërhyrje nga mbrapa ndaj kundërshtarit. Golat për skuadrën e AEK-ut u shënuan nga Moukoudi në minutën e 26-të dhe Fernandez në minutën 90+2’.  


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.