Kronikë

Vitin e kaluar plagosi me armë zjarri djalin e biznesmenit në Volorekë/ Kush është i riu 22-vjeçar, që u arrestua bashkë me Laert Haxhiun

22:13 - 24.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Firdeus Berberi, i riu që u arrestua nga policia greke bashkë me Laert Haxhiun ishte shpallur në kërkim për një plagosje të ndodhur në prill të vitit të kaluar ndaj Johan Muçllarit.




Për atentatin ndaj Muçlllarit në hotelin në pronësi të tij në Volorekë, u vunë në pranga 5 persona ndërkohë që 22-vjeçari bashkë me një tjetër person u shpallën në kërkim.

Muçllari asokohe tha para policisë se u qëllua nga dy persona. Ngjara dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 8 gusht 2020 u qëllua drejt hotelit në pronësi të Muçllarit.

Pas arrestimit nga autoritetet greke, policia e shtetit bën me dije se kanë nisur procedurat për ekstradimin e Berberit drejt Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.