AKTUALITET

Hynë në uzinën e armëve në Gramsh në 10 gusht të 2022, lirohen dy rusët e ukrainasi

16:43 - 25.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
2 rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, të cilët sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak, janë lënë të lirë nga gjykata 9 muaj pas arrestimit.

Për tre të huajt të akuzuar për spiunazh kanë mbaruar afatet e paraburgimit.




Fund gushtin e vitit të shkuar Sveltana Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedir Alpatov tentuan të hynë në ish-zonën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit.

Pas arrestimit dhe ngritjes së akuzave për spiunazh atyre u është caktuar masa e arrestit me burg masë e lënë në fuqi edhe nga apeli Durrësit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.