Kronikë

Shiste armë zjarri për 50 mijë lekë, arrestohet polici

12:55 - 25.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një punonjës policise, i dyshohet se shiste armë në qytetin e Çorovodës kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh, është ndaluar nga Agjencia e Mbikeqyrjes Policore në Berat.




Efektivi Dritan Nano akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Atij iu sekuestrua 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik. Inspektor Dritan Nano, me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar, u denoncua nga një gazetare.

Njoftimi i policisë: 

AMP ndalon punonjësin e policisë me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ndaloi me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor D.N., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar. Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

AMP falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimet dhe garanton se do të trajtojë me përgjegjësi dhe shpejtësi çdo rast.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.