Kronikë

Gërryente shtratin e lumit Mat gjatë natës, e pëson keq 32-vjeçari

14:53 - 26.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 32-vjeçar është arrestuar pasi gërryente gjatë natës me mjete të rënda shtratin e lumit Mat.




I riu me iniciale R. N., banues në Lezhë, gërryente me ekskavatorë shtratin e lumit me qëllim marrjen e inerteve dhe i transportonte me kamionë.

“Nga kontrollet e zhvilluara edhe gjatë natës, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi R. N. 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili po gërryente me mjete të rënda (kamionë dhe ekskavatorë), shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kamionë dhe 1 ekskavator që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme”, njoftimi i policisë.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Njoftimi i policise:

Intensifikohen kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve ndaj mjedisit.

Gërryente gjatë natës, me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 32-vjeçari.

Sekuestrohen 2 kamionë dhe 1 ekskavator.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të krimeve mjedisore, pranë lumit Mat, kanë organizuar menjëherë punën për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të tij.

Nga kontrollet e zhvilluara edhe gjatë natës, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi R. N. 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili po gërryente me mjete të rënda (kamionë dhe ekskavatorë), shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kamionë dhe 1 ekskavator që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Gjithashtu, kontrollet vijojnë në zonën bregdetare, në zonat e mbrojtura si dhe në çdo terren të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.