![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Prej shumë kohësh nuk e shihnim në ekran por këtë radhë është rikthyer krejtësisht ndryshe në një intervistë ku ka rrëfyer sfidat e jetës së saj.
E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” Almeda Abazi ka rrëfyer një nga momentet më të vështira dhe të trishta të jetës së saj.
Aktorja dhe moderatorja tregoi se si e përjetoi humbjen e babait të saj, duke thënë se kjo ngjarje e rëndë e ka bërë atë të maturohet emocionalisht në mënyrë të menjëhershme.
“Momenti më i vështirë për mua ka qenë humbja e babait. Kam qenë në moshë shumë të re, 16 vjeç dhe e përjetova shumë keq, sepse ne jemi një familje shumë e lidhur me njeri-tjetrin. Çdo gjë ka ndodhur brenda 6 muajve dhe jam rritur e pjekur para kohe. Përjetova një maturi të menjëhershme. Është dhimbja që kthehet në forcë”.“Mamaja ime ka qenë forcë për ne, është ajo që na ka mbështetur”,- ka treguar Almeda.