AKTUALITET

Tensionet/ Themelohet ekipi për vlerësimin e veprimeve policore në veri

20:30 - 27.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inspektorati Policor i Kosovës ka themeluar ekipin e përbashkët për vlerësimin e veprimeve policore gjatë asistimit të tre kryetarëve të komunave në veri për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në komuna.




Nëpërmjet një komunikate, Inspektorati njofton se bazuar në mandatin ligjor sipas detyrës zyrtare dhe në koordinim më Ministrin e Punëve të Brendshme, ka krijuar një ekip të përbashkët për të vlerësuar veprimet policore gjatë operacionit policor të ditës së djeshme në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

“Qëllimi i punës së këtij ekipi është që të sigurojmë që Policia e Kosovës ka kryer detyrat konform standardeve dhe autorizimeve kushtetuese e ligjore, drejt krijimit të një mjedisi të sigurt për qytetarët pa dallim. Po ashtu, ekipi synon të identifikojë nëse gjatë këtij operacioni ka pasur tejkalim të autorizimeve policore. IPK siguron se varësisht nga gjetjet e punës së këtij ekipi, konform autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit do të adresojë çështjet e ngritura. IPK do të mbajë të informuar opinionin publik me rezultatet e punës së këtij ekipi”, thuhet në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.