LAJMI I FUNDIT

Video/ Dortmund katastrofë, disavantazh i dyfishtë në ndeshjen e titullit, Bayern pranë suksesit

16:29 - 27.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pjesët e para të javës së fundit në Bundesligë po dhurojnë befasi.




Dortmundit i mjafton një fitore ndaj Mainz në shtëpi për t’u shpallur kampione e Bundesligës, por në Signal Iduna Park verdhezinjtë po mposhten 0-2.

Mysafirët gjetën golin në minutën e 15-të me Olsen. Skuadra e Terzvic mund të vendoste ekuilibrat pas 4 minutash me Haller, por sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Të besuarit e Svensson dyfishuan shifrat me Onisiwo në minutën e 24-të, duke i dhënë një goditje të rëndë kundërshtarit.

Në krahun tjetër, Bayern po fiton 0-1 ndaj Koln me golin e Coman  dhe nëse gjithçka mbyllet kështu, bavarezët shpallen kampionë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.