BOTA

Goditi me top tifozen para ndeshjes, Mbappe lë fushën dhe shkon menjëherë për t’i kërkuar falje

10:46 - 28.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futbollisti i njohur Kylian Mbappe është bërë kryeqendra e vëmendjes në arenën e gjelbër, pak para ndeshjes së PSG – Strasbourg në javën e fundit në Ligue 1.




Sulmuesi francez, i cili është padyshim një nga emrat më të njohur në botën e futbollit nuk është vetëm një i ri i talentuar, i cili ka nisur të korr sukses në një moshë shumë të hershme por edhe një nga futbollistët me fansat më të zjarrtë.

Në mesin e tifozëve të PSG-së në tribunë, një fanse e Mbappe ka pasur shansin ta takojë personalisht ndonëse në një situatë jo dhe aq të bukur.

Gjatë nxehjes përpara ndeshjes sulmuesi 24-vjecar ka goditur aksidentalisht me top një tifoze nga tribuna, e cila u gjakos në fytyrë nga goditja që mori.

Mbappe shkoi menjëherë pranë saj për të parë nëse ajo ishte mirë dhe kur vuri re që vajza ishte gjakosur në hundë ai e mori drejt fushës, në mënyrë që stafi mjekësor ta mjekonte dhe të kujdesej për të.

Video ka bërë xhiron e rrjetit pasi gjesti i futbollistit të Paris Saint-Germain tërhoqi vëmendjen  e fansave dhe tifozëve që ndodheshin në stadium.

Shpeshherë ndodh që në stadium tifozët të marrin ndonjë goditje nga topat dhe gjesti si ai i Mbappesë rrallë herë ndodh.

Sulmuesi francez Kylian Mbappé është një futbollist profesionist francez që luan si sulmues për klubin e Ligue 1 Paris Saint-Germain dhe kapiten i kombëtares së Francës. Ai është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në botë, pasi është i njohur për aftësitë e tij të driblimit , shpejtësinë e jashtëzakonshme dhe përfundimin.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.