LAJMI I FUNDIT

Spektakël me 5 gola/ Inter siguron Champions-in, thyen Atalantën në ‘San Siro’

09:21 - 28.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Interi është tashmë zyrtarisht në Champions në sezonin e ardhshëm. Zikaltrit e Inzagit mposhtën me rezultatin 3-2 Atalantën në një duel emocionues, duke u ngjitur kështu në kuotën e 69-të pikëve.




Ekipi vijon formën fantastike duke e zgjidhur ndeshjen që në 3 minutat e para me dy gola. Fillimisht shënoi Lukaku pas një asisti nga Martinez, ndërkohë që më pas do të shënonte Barela golin e dytë.

Atalanta rolvoi të rikthehej në lojë me një gol të Pasaliç në minutën e 36-të, por Lautaro Martinez në minutën e 77-të vulosi fitoren e skuadrës së Interit, pas një veprimi altruis për notën 10 nga Marçelo Brozoviç.

Goli i Muriel në shtesë kishte vlerë sa për statitika. Finalistët e Championsit ngjiten përkohësisht në vendin e dytë me 69 pikë.

INTER 3-2 ATALANTA

1′ Lukaku, 3′ Barela, 77′ Lautaro Martinez / 36′ Pasaliç, 90+1′ Muriel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.