LAJMI I FUNDIT

LIVE ERZENI-TIRANA/ Lëvizje në radhët e shijakasve, nis pjesa e dytë në Durrës (VIDEO)

17:31 - 29.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Erzeni pret në “Niko Dovana” Tiranën në sfidën e javës së fundit të Superiores, me të dyja skuadrat që kërkojnë tre pikët për dy objektiva të ndryshëm.




 

Shijakasit kërkojnë me çdo kusht tre pikët për të siguruar të paktën zonën “play out”.

Nga ana tjetër, bardheblutë do të shpresojnë te një gafë e mundshme e Partizanit për të rrëmbyer ata titullin në javën e fundit.

REZULTATI LIVE:

ERZENI 1-1 TIRANA

Ademi 39′ / Haxhiu 36′

KOMENTI LIVE:

67′ Përgjoni merr një top të bukur në zonë dhe në një distancë të afërt me portën godet mbi kuadrat.

 

59′ Abazaj provon me një gjuajtje me kokë, e cila ndalet nga portieri Hasanbelli.

51′ Abazaj provon me një gjuajtje potente nga jashtë zone, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

48′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Iljazi dhe në vendin e tij futet Osmanllari.

46′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Mehmeti dhe në vendin e tij futet Aliti.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Abazaj gjen rrjetën, por pozicioni i tij ishte i parregullt.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

39′ GOOOL ERZENI 1-1/ Ademi shtyn një top të krosuar drejt zonës dhe ndëshkon portierin Lika.

36′ GOOOL TIRANA 0-1/ Haxhiu merr një top në zonë dhe me një gjuajtje me të majtën ndëshkon shijakasit.

28′ Iljazi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Abazaj rrëzohet në zonë, por gjyqtari akordon vetëm rivënie fundore pavarësisht pretendimeve të bardhebluve.

13′ Ademi hedh nje top mjaft të mirë për Nonaton, por ky i fundit me portën thuajse bosh gabon.

10′ Një mundësi e artë për Ademin, i cili futet në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën i shkon pranë golit, por topi devijohet dhe shkon në goditje nga këndi.

6′ Behiratçe shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton sfida në “Niko Dovana”!

FORMACIONET ZYRTARE:

ERZENI: Hasanbelli, Leao, Iljazi, Sadiki, Peposhi, Mehmeti, Alan, Kahrimanoviç, Ademi, Kadriu, Nonato.

Trajner: Alfred Deliallisi

TIRANA: Lika, Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Përgjoni, Deliu, Qefalija, Hila, Haxhiu, Abazaj, Berisha.

Trajner: Orges Shehi

WhatsApp Image 2023-05-29 at 3.39.16 PM

PANORAMASPORT.AL 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.