AKTUALITET

“Përdorimi i dhunës, i papranueshëm”, ambasadori i SHBA në Kosovë thirrje palëve: Ulni tensionet e rikthejuni dialogut

18:17 - 29.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje palëve për ulje të tensioneve dhe rikthim në dialog.




“Nuk jam në pozicion për të ju treguar se çfarë do të ndodhë në objektet e komunave të kryetarëve të sapozgjedhur. U bëj thirrje palëve që të deskalojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, zgjidhja është përmes dialogut”, ka thënë Hovenier.

Ai ka vijuar se protesta është e drejtë e qytetarëve, por që duhet të jenë në formë paqësore.

“Nuk është e drejtë që të përdoret dhuna dhe nuk është pranueshme”, ka vijuar Hovenier.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.