AKTUALITET

“Qendra e studimeve shqiptare do zhvendoset në Beograd”/ Romeo Gurakuqi për ‘Panorama Tv: Brenda qeverisë ka segmente të fuqishme që duan të kaluarën

15:32 - 29.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Profesori, Romeo Gurakuqi në një intervistë për Panorama TV ka reaguar në lidhje me projektvendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, ku e ka konsideruar këtë nismë si një goditje të rëndë ndaj institucionit.




Gurakuqi  tha se shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike i shërben interesave anti-shqiptare.

Ai shtoi se ka një përpjekje për të stopuar rishkrimin e historisë së Shqipërisë, një përpjekje që sipas tij ka nisur që nga shekulli i kaluar dhe tani përfaqësohet nga një grup brenda PS-së.

Pjesë nga intervista e Romeo Gurakuqit

Shpresoj që Rama dhe i bëj thirrje që të tregojë gjithë vullnetin e mirë në përkrahje të profesoritatit të Akadmisë së Studimeve Alanologjike. Nuk ka një qeveri që punon në bazë të së mirës publike që mund të godasë të vetmin institucion që merret me studimet shqiptare. Këtë gjë ia kam thënë edhe në vitin 2007, sepse nëse e shkrini i bie që qendrën e studmeve shqiptare ta zhvendosni në Beograd. Ne duhet të kujdesemi për këtë qendër sepse është themelore për vendosjen e shkencës shqiptare në konturet e shkencave humane bashkëkohore, ruajtjes së aseteve, dokumentat arkivore që vijnë atje prej 80 vitesh, sitet arkeologjike. Pra e konsideroj një veprim që cënon autonominë universitare, ne kemi pasur një bazë kuadri ligjor të cakutar.

Nëse ka pasur gabime në kornizën ligjore është deytrë e ekzekutivit të plotësojë jo të shkatërroj.

A mjafton korniza ligjore për të hartuar një projektvendim për të çuar në mbylljen e tij?

Në vitin 2008, 4 institucione kërkimore u bashkuan dhe krijun QSA. Në ligjin e vitit 2015 qëndra universitare u hoq por ASA u kthye në nenin 17 të ligjit të arsimit të lartë të nxjerë nga PS, ku theksohet se institucione të caktuara mund të ofrojnë programe studimi specifike dhe gëzojnë status të vecantë dhe e kemi pasur këtë status. VKM mbi bazën e së cilës jemi themeluar nuk është shfuqizuar. Kemi ushtruar aktivitete, statusi është aprovuar nga Lindita Nikolla. Me Evis Kushin kemi pasur një mbështetje të plotë, se çfarë është kjo ndërhyrje në pranverën pas zgjedhore të viti 2023 është një çështje për tu hetuar.

E shikoni të lidhur politikisht

Nuk është e mundshme që një institucion i caktuar që operon mbi një ligj të caktuar të nënvendoset nga një institucion tjetër që operon me legjislacion krejt tjetër. Ky është një institucion që operon mbi bazën e ligjit të arsimit të lartë, me staut të aprovuar me institucioni të zgjedhura në mënyrë demokratike. Pra në mënyrë arbitrare me këtë kuadër ligjor që nuk iu përket fare legjislacionit tentohet të nënvendoset dhe shtypet nga një institucion krejt tjetër. Në këtë institiucion nuk parashikohet ekzistenca e instituteve kërkimore. Ato kanë vetëm njësi kërkimore me afat deri në 3 vjeçar. Nuk ka lidhje me institutet e arsimit të lartë, kanë planë një punë të tyre. Dhe i teket dikujt që ka pushtet prej 37 vjetësh dhe tenton të absorboj. Di këtë gjë që, ky institucion ka marrë një fond të rëndësishëm nga qeveria për tre projekte dhe asnjë nuk është bërë. Ndërkohë institucioni ynë i vobegtë ka arritur ti përfundojë detyrat në mënyrë korrekte. Është jo e ndershme duhet ngritur zëri i tërë shqiptarëvë. Pronësia intelektuale duhet të ruhet. Akademisë i kërkohet të japë rezultatet nuk është e papranueshme.

Devijim nga fakti që ASH nuk ka bilnac për fondet e përfituar.

Në jemi institut demokratik. ASH jo. Unë nuk mund të deklaroj se kush e ka filluar. Ju e dini që kryetari i ASH disa herë e ka bërë një përpjekje të tillë. Në korrik 2021 ka pasur një kërkesë që ASH i ka drejtuar qeverisë shqiptare për një proces absorbimi brenda instituteve të ASA. Kam bërë një shkrim të gjatë në atë kohë tek Panorama. Qeveria ka detyrën e ruajtjes së paprekshmërisë së institucioneve lejon këtë ngasje të herë pas hershme të një institucioni ndaj një tjetri. ASH është vetëm honorifik dhe jo kërkimor dhe shkencor, në operojmë mbi ligjin e arsimit të lartë. Qeveria duhet të kishte marrë masa për demokratizimin e ASH. Ende një kontroll nuk ka atje për financat dhe se si janë kryer emërimet e stafit të brendshëm.

Pse

Këtë duhet t’ia adresoni qeverisë dhe kryetars së kuvendit. Unë kam parë që është thirrur disa herë për të folur në parlament dhe askush nuk guxon të shkojë. ASH tani nuk pyet për sovranin, i drejtuar nga ministri i fundit i diktaturës. Është fat i madh që postin e ministrit të arsimit me e përdor me shumë kujdes dhe me dashuri për atdheun për Shqipërinë, për shkencën për arsimin dhe dijen e nxënësve. Nëse qeveia socialiste në fazën e parë mori një masë të mira për kontrollin revizionimin e institucioneve të arsimit të lartë privat, sot jemi në një fazë që masa shumë e mirë e viteve të para të qeverisjes është harruar. Interesa obskure operojnë në sistemin univeristar privat në Shqipëri që nuk do të arrijmë ti dëshifrojmë dot kurrë. Është mjaft i sofistikuar. Duhet kontrolluar borderotë, shkëmbimi i interesave, apo ndërhyrejt vertikale që të mos influencojnë në sistemin arsimor publik.

E shikoni si ndërhyrje të ndonjë instituckioni tjetër

U bëj thirrje institucioneve ligjzbatues pasi është e papranueshme

Ka qenë në shënjestër disa herë, pse kjo këmbëngulje, kujt i shërben

I shërben interesave antishqiptare. I shërben interesave parciale, të atyre që përdorin postin zyrtar për përftitime materiale. I shërben justifikimit edhe të fondeve. Jemi në një moment të rëndësishëmn të rishkrimit të histories së Shqipërisë në mënyrë të vërtetë dhe të paanshme. Duke e vendosur rikthimin e korifenjve për themelimin e Shqipërisë së lirë. Në vendin që i takon. Por ka një përpjekje paralele që ngjizet në vitet 70-80 të shekullut 20 për të mbajtur të stopuar rishkrimin e historisë dhe rivlersimin e figurave që ndërtuan arsimin dhe kulturën shqiptare. Themeluan alfabetin dhe gjuhën shqipe në një periudhë të caktuar. Synojnë për mbajtjen në të njëjtat kolona sipërfaqëore që atë që është shkruar në vitet 80, pra është në inters politik që i shërben një segmenti politik brenda mazhorancës, ata janë të plotfuqishëm për shkak të udheheqjes.

A ndërpritet ky projekt

Nëse nuk respektohet liria akademike nuk mund të lejojë që studiesit të jenë të pavarur në dhënien e gjykimit. Mjafton të shikoni fjalimet në atë institucion, si në klasat e hartimit të dikurshëm, me të njëjtin mentalitet dhe s’kanë të bëjnë me standartet ku një pjesë e madhe e profesioriatit janë ngjitur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.