Kronikë

Arsyeja/ Do të dëshmonte për vrasjen e katërfishtë në Durrës, shtyhet marrja në pyetje e Nuredin Dumanit

11:58 - 30.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuredin Dumani, i cili ka statusin e të penduarit të drejtësisë, është shoqëruar ditën e sotme në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.




Ai do të dëshmonte në procesin gjyqësor ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës e Enver Divës, të akuzuar për vrasjen e vëllezerve Viktor e Besmir Haxhia, si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë në vitin 2020 në Durrës.

Por dhënia e dëshmisë së tij është shtyrë pasi avokatët e Besian Xhixhës dhe Enver Divës, kërkuan të njihen me deklarimet e ushtarit të Dumanit, Henrik Hoxhajt gjatë seancës së sotme, raporton gazetari Ervin Leka.

Në procesin gjyqësor ishte edhe i penduari tjetër i drejtësisë Klevis Alla. Dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Klevis Allës të dhënë para hetuesve kanë qenë kontradiktore. Seanca po do të zhvillohet me dyer te mbyllura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.