LAJMI I FUNDIT

Falënderimi i Gaz Demit pas titullit të Partizanit: Ishte ashtu siç e kam ëndërruar që në startin e këtij projekti

18:55 - 30.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, e ka cilësuar realizimin e një ëndrre fitoren dhe festën e titullit kampion në stadiumin e ri të të kuqve. Klubi kryeqytetas e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme në impiantin e vet dhe presidenti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, u është drejtuar të gjithë mbështetësve të 17-herë kampionëve të Shqipërisë:




 

“FA…

Dua të uroj fillimisht gjithë ata që kontribuuan në këtë titull të 17-të, gjithë familjen Partizani, nga i pari tek i fundit në klub…

Por, sot në mënyrë të veçantë, dua të falënderoj dhe të uroj tifozerinë tonë të zjarrtë. Ky titull është për JU. Jeni shpirti, zemra dhe grinta e këtij ekipi KAMPION. Faleminderit që jeni sjellë në mënyrë korrekte gjatë gjithë sezonit, ashtu si i ka hije tifozerisë së kuqe.

“Arena e Demave”, të hënën e 29 Majit ishte flakë e kuqe, ashtu si unë e kam ëndërruar që në startin e këtij projekti.

Jeni KAMPIONË EDHE JU! Jemi një familje…

Ju përqafoj të gjithëve. Respekt maksimal, Gaz Demi! PMTP”, shkruhet në postimin e Demit në faqen e klubit.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.