Kosova

Gjokoviç nuk e tërheq deklaratën provokuese: Më e pakta që mund të bëja për Kosovën

17:23 - 30.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tenisti serb, Novak Gjokoviç, nuk tërhiqet nga mesazhi provokues që dha ditën e djeshme gjatë French Open, ku në kulmin e tensioneve në Veri tha se “Kosova është zemra e Serbisë”.




Gjatë një konference për media të dhënë këtë të martë Gjokoviç vijoi provokimet duke thënë se deklarata e djeshme “është më e pakta që mund të bëjë për Kosovën”.

“Ndjejë përgjegjësinë si figurë publike, nuk ka rëndësi në cilën fushë jap mbështetjen time”, tha Gjokoviç.

Deklarata e tenistit serb u dënua nga Komiteti Olimpik dhe Federata e Tenisit të Kosovës.

“Komentet e bëra nga Novak Gjokoviç në fund të Roland Garros ndeshjen kundër Aleksandar Kovaçeviçit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes, dhe postimi i tij në Instagram paraqesin një sërë aktesh thellë për keqardhje”, deklaroi Federata e tenisit të Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.