BOTA

KFOR-i bën thirrje për shtensionim të situatës në Veri të Kosovës, protestuesit serb nuk tërhiqen. Nis grumbullimi para komunave

09:40 - 30.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur sërish grumbullimi i protestuesve në tre komunat në Veri të Kosovës, në atë të Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.




Mësohet se të pranishëm në zonë janë dhe trupat e KFOR-it por dhe atë të policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit.

Kujtojmë se ditën e djeshme, nga situata e tensionuar mbetën të plagosur 25 pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa u dëmtuan dhe u dogjën edhe vetura të mediave në Kosovë.

Nga ana tjetër, komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia i cili po ndjek zhvillimin e situatës, shprehu solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s që u plagosën gjatë përleshjeve dhe familjet e tyre.

Ai ka thënë se palët duhet të marrin përgjegjësin e plotë për atë që ka ndodhur.

“Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve dhe për të minimizuar rrezikun e pas përshkallëzimit, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, ka theksuar ai, raporton Telegraf.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.