AKTUALITET

SHBA: Jemi kundër sulmeve me dronë në Moskë!

18:55 - 30.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Bashkuara janë ende duke mbledhur informacion mbi raportet për sulme me dron në Moskë, tha Shtëpia e Bardhë sot, duke përsëritur se Uashingtoni nuk i mbështet sulmet brenda Rusisë dhe është i fokusuar në ndihmën e Ukrainës për të rimarrë tokat e saj.




“Ne e pamë lajmin dhe ende po mbledhim informacione për atë që ka ndodhur. Si rregull, ne nuk i mbështesim sulmet brenda Rusisë”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Uashingtoni është “përqendruar në ndihmën e Ukrainës me pajisjet dhe trajnimet që i nevojiten për të rimarrë territoret e saj sovrane” dhe vuri në dukje sulmet ruse në Kiev, i cili është goditur nga dronë ose raketa 17 herë në maj.

Rusia tha se dronët ukrainas goditën sot rrethe të pasura të Moskës, duke synuar zonat ku presidenti Vladimir Putin dhe anëtarët e elitës ruse kanë rezidenca. Sipas kryebashkiakut të Moskës, dy persona janë plagosur.

Putin tha se sulmi i sotëm ishte një përpjekje për të frikësuar dhe provokuar Rusinë dhe se mbrojtja ajrore rreth kryeqytetit do të forcohej.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.