LAJMI I FUNDIT

Tekniku i Sevillas optimist: Luajmë me qetësi dhe ia dalim

20:18 - 30.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sevilla kërkon të fitojë Europa League, teksa të mërkurën mbrëma do masë forcat me Romën në Budapest. Trajneri i spanjollëve, José Luis Mendilibar i dha udhëzimet e fundit skuadrës në seancën stërvitore të zhvilluar sot. Më pas, tekniku Mendilibar doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku u shfaq optimist.




“Ne po i afrohemi kësaj finale me qetësi. I thashë Mourinho se jam i nderuar të përballem me të. Ai ka marrë pjesë në shumë finale ndërsa për mua është e para. Por po e përgatis sikur të ishte ndonjë ndeshje e çfarëdoshme, sepse nuk dua t’i transmetoj nervozizëm lojtarëve. Ata janë të gjithë të disponueshëm dhe të gjithë mezi presin të jenë atje.

“Kush do të luajë në vend të Acuna? Të them të drejtën, ende nuk i kam idetë e qarta për këtë. Kam vetëm dy muaj e gjysmë këtu dhe gjërat po shkojnë mirë. Sa për të ardhmen, do të shikoj” – tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.