BOTA

FORMULA 1/ Ferrari analizon dështimin e radhës në Botëror, Lëklerk: Në Monako gabuam me strategjinë

16:25 - 31.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çmimi i Madh i Monakos në Formulën 1, i zhvilluar të dielën, shënoi garën e radhës zhgënjyese për Ferrarin.




 

Sharl Lëklerk në vend të gjashtë dhe Karlos Sainz në të tetin është një rezultat i dobët, që nuk kënaq askënd në Maranelo, me skuadrën italiane që përpiqet të gjejë shkaqet e paraqitjes së radhës “flop”.

LËKLERK – Piloti monegask u përpoq të shpjegonte se çfarë ndodhi: “Ne kemi luftuar me gomat e forta, ato ishin mirë fillimisht dhe unë po i ruaja gomat e pasme. Ishim në vështirësi dhe ka shumë punë për të bërë për menaxhimin e gomave. Është pika jonë e dobët”, tha fillimisht Sharl Lëklerk, i cili më tej shtoi: “Ne e dinim për rreziqet me shiun, tani që mbaroi mund të themi se duhej të shkonim më herët në bokse. Rrezikuam shumë duke pritur makinën e sigurisë”, deklaroi Lëklerk.

SAINZ – Më shumë kritik Karlos Sainz, i cili përfundoi i teti, ndërsa e pranoi gabimet e tij: “Ne u përpoqëm dhe dështuam, u përpoqa të qëndroja më shumë jashtë dhe ishte gabim. Bëra një gabim që qëndrova jashtë, por do të mësojmë nga këto situata dhe do të kthehemi më të fortë. Gara në Monako ishte një lotari, ishte shumë e vështirë”, u shpreh piloti spanjoll.

VASËR – Frederik Vasër, drejtori i ekipit të Ferrarit, e analizoi kështu garën: “Ishte kaotike, periudha e parë ishte shkoi mirë, sepse Sainz u përpoq të shtynte ndaj Okon dhe u bllokua, ndërsa Alonso dhe Vershtapen u larguan. Kështu ai mbeti prapa. Me shiun rrezikuam, ishim të 5-it dhe të 6-it dhe mund të ishim të tretët ose të shtatit.

Kushtet ishin të vështira për t’u menaxhuar dhe nuk mund t’i fajësojmë pilotët, sepse ishin të shumtë ata që kanë bërë gabime”, tha Vasër, cili më pas foli për garën e radhës në Barcelonë: “Le të kthehemi në një pistë ‘normale’, duhet të përsërisim ritmin e parë në kualifikuese. Do të sjellim disa përditësime, që shpresojmë se do të na ndihmojnë”, përfundoi Vasër.JKNX CM

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.