LAJMI I FUNDIT

FOTO/ Në Tiranë ishin bashkë fshehurazi, Toti dhe Noemi shfaqen krejt ndryshe në Budapest

22:25 - 31.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Roma luan për të dytin vit radhazi në një finale ndërkombëtare dhe është ndjekur nga shumë tifozë të zjarrtë. Tifozë të thjeshtë, por edhe emra të njohur si Françesko Toti. Ish-kapiteni legjendar, nuk mund të mungonte në tribunë sot në Budapest për të ndjekur sfidën mes Romës së tij dhe Seviljes në finalen e Ligës së Europës.




TOTI NE TIRANE

Një vit më parë, Toti kishte bërë të njëjtën gjë në Tiranë, në finalen e Ligës së Konferencës ndaj Fejnordit. Asokohe, ai ishte në tribunën e “Air Albania” i shoqëruar nga djali i tij, Kristian.

Pakkush dinte në atë periudhë se në tribunat e stadiumit në kryeqytetin shqiptar ishe edhe e dashura e tij e fshehtë asokohe, Noemi Boki. Të dy kishin udhëtuar bashkë, por ishin të ndarë në tribuna të ndryshme, me lidhjen që nuk ishe bërë ende publike.

Por sot gjërat ndryshojnë, pasi Toti dhe Noemi janë publikisht bashkë dhe kanë udhëtuar drejt Budapestit për të ndjekur finalen. Ata ishin të dy në tribunë, përkrah Kristian i cili nuk mudn të mungonte, pasi ashtu si Noemi, edhe djali i Totit është një tifoz i zjarrtë i Romës.

bandicam 2023-05-31 21-21-38-634

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.