LAJMI I FUNDIT

FOTO/ Tifozët e presin me padurim, Broja rishfaqet në fushë duke kopjuar… Garet Bejl

20:42 - 31.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armando Broja është larg fushave të lojës që nga muaji dhjetor, kur pësoi një dëmtim të rëndë në një ndeshje miqësore me Çelsin dhe u desh t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.




 

Sulmuesi i kombëtares shqiptarë ka nisur prej kohësh riaftësimin dhe parashikohet që të mund të jetë gati edhe për fazën përgatitore për edicionin e ri.

Por ndërsa të gjithë presin me padurim ta shohin Brojën përsëri në fushat e futbollit, ai është kthyer sot në një fushë… golfi. Vetë futbollisti ka postuar një foto të tijën duke u bërë gati për një goditje me shkopin e golfit në dorë.

WhatsApp Image 2023-05-31 at 6.56.54 PM

Një hobi i ri me sa duket për Brojën, që kujton paksa atë të Garet Bejl, i cili së fundmi, pasi la futbollin, i është kushtuar plotësisht këtij sporti që e adhuronte prej kohësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.