LAJMI I FUNDIT

LIVE SEVILJA-ROMA/ Spanjollët nuk kanë çfarë të humbin, nisin pjesën e dytë me heronjtë e ndeshjes ndaj Juves (VIDEO)

22:20 - 31.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sevilja dhe Roma përballen sot në finalen e Ligës së Europës, e cila luhet në Budapest. Një ndeshje për historinë pasi do të marrë fund një seri e pathyeshme, nga një anë apo tjetra.




bandicam 2023-05-31 20-58-16-204ka fituar 6 herë trofeun, duke qenë rekordmene e këtij turneu, ndërsa ka dalë me sukses në të 6 finalet që ka luajtur më përpara.

Por përballë sot ka Zhoze Murinjon, i cili në karrierën e tij si trajner nuk ka dalë asnjëherë humbës nga një finale e një turneu të madh ndërkombëtar, duke fituar me Porton, Interin, Mançester Junajtid dhe Romën.

LIVE SEVILJA-ROMA 0-1
35′ Dibala

NGJARJET KRYESORE

46’ Sevilja nis pjesën e dytë me aktivizimin e Suso dhe Lamela në vend të Torres dhe GIl, në hije në fraksionin e parë të lojës.

45’+7′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Romës. 

45’ Jepen 7 minuta shtesë në fund të pjesës së parë.

45’ Pelegrini ndëshkohet me karton të verdhë, pasi rrëzohet në zonën kundërshtare. Simulim i kapitenit të Romës.

44’ Harkim interesant në zonën e Romës për Fernando i cili gjuan me kokë, por çon sferën mbi traversë.

39’ Harkim në zonë për En Nesirin, gjuajtja e tij me kokë nuk shqetëson shumë Rui Patricion i cili mbërthen sferën.

35’ GOOOL ROMA! Dibala merr një top të artë nga Mançini dhe pasi shfaqet para portës nuk gabon. 0-1

31’ Ka një vëzhgim të VAR për një largim të topit në zonë nga Gudelj i cili godet edhe në kokë Abraham. Për gjyqtarin nuk ka limitet e penalltisë, pasi mbrojtësi prek fillimisht topin.

21’ Matiç ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë ku ai kërcen me bërrylin lart.

11’ Mundësia e parë e mirë e ndeshjes është në këmbët e Spinacolas i cili gjuan nga një pozicion ballor, por gjen përgjigjen e Bono.

6’ Ashtu siç pritej, Sevilja ka më shumë kontrollin e topit që në minutat e parë, me Romën që për momentin bllokon çdo hapësirë para zonës.

1’ Nis takimi në Budapest.

FORMACIONET ZYRTARE

asdsasdasdasdasdasda

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.