AKTUALITET

Osmani takon Zelenskyn: Askush s’e kupton dhimbjen e Ukrainës më mirë se Kosova

14:56 - 01.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Moldavi ku është pjesë e Samitit në Komunitetin Politik Evropian, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.




Osmani në këtë takim i ka shprehur solidaritet të plotë presidentit të Ukrainës, vendi i të cilit është në luftë me Rusinë që kur kjo e fundit e nisi pushtimin e paprovokuar në shkurt të vitit të kaluar.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Osmani ka postuar foto dhe detaje nga ky takim.

“Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, shkruan Osmani.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.