LAJMI I FUNDIT

Presidenti Demrozi pas triumfit në Kupë: Nuk keni parë gjë akoma, vitin tjetër për kampion

22:18 - 01.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, ka shprehur lumturinë e tij për këtë trofe të parë historik të klubit.   




“Një ekip i vogël sot arrin të fitojë Kupën e Shqipërisë, Kishim arritur Europën para se të mbaronte dhe tani festojnë.  

Kupën e solli Tetova, bravo i qoftë. Dua të falënderoj të gjithë çunat, drejtorin sportiv që ka bërë një punë shembullore. Edhe Tetova ka bërë një punë shumë, shumë të mirë. 

Nuk keni parë gjë akoma. Ne ecim gjithmonë para, nuk shohim asnjëherë mbrapa. Për kampion vitin tjetër.  

Merkato? Kemi tre emra dhe nuk besoj se do të bëj publik asnjë. Asnjë nga Superliga, atë që thotë drejtori unë e marr direkt 

Këtë trofe ia dedikoj familjes që jeton në Itali, unë jam prej tre vitesh këtu. Pastaj për tifozerinë rrogozhinase, ishin të mrekullueshëm si dhe ekipit tim”, tha për “Oversport” Demrozi  pas finales


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.