BLUETOOTH

“Sunny Hill” shtyhet për vitin tjetër! Faqja zyrtare e festivalit jep njoftimin e papritur, ja arsyeja

13:39 - 01.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Festivali i madh i “Sunny Hill” është anuluar për këtë vit. Eventi do të mbahet vitin e ardshem në fundjavën e parë të gushtit.




Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e festivalit, ku thuhet se vendmi u mor për shkak se festivali do të zhvendoset në Bërnicë, që parashihet të jetë “shtëpia” e Sunny Hill Festival në vitet në vazhdim.

Njoftimi i plotë:

“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival e përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024””, bën të ditur njoftimi i “Sunny Hill Festival”.

“Tashshmë ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë. Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë  që ata të gjithë e presin dhe meritojnë. Përjetimet e paharrueshme që i sjell Sunny Hill Festival janë më të rëndësishmet. E pjesëmarrësit në festival e meritojnë absolutisht më të mirën. Në të gjitha aspektet, përfshirë edhe hapësirën kushtuar festivalit, me infrastrukturën e plotë”.

Kujtojmë se vitin që la pas “Sunny Hill” u mbajt për herë të parë dhe në Tiranë, ku pati të ftuar artistë shqiptarë dhe të huaj të cilët dhuruan super performance.

      


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.