AKTUALITET

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion nga SPAK, dyshim për abuzim me vlerë…

20:29 - 02.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me një punonjëse të kësaj ministrie janë arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit.




News 24 ka raportuar se bëhet fjalë për Joana Duron dhe Laureta Shetën respektivisht, të cilat janë monitoruar prej kohësh nga Prokuroria e Posaçme.

Ato akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën përmes korrupsionit me 4 milionë lekë. Po ashtu ka dyshime se dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë euro, gjë që nuk është verifikuar ende nga SPAK.

SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro është arrestuar në kuadër të një operacioni në zhvillim e sipër.

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar po ashtu se Duro është arrestuar në flagrancë gjatë korrupsionit, ku dyshohet se është kapur duke marrë para.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.