BLUETOOTH

Pas romancës me Jonida Maliqin dhe Aleksia Peleshin, Romeo Veshaj tregon arsyen se pse nuk është në një lidhje: Të jesh i dashur i mirë…

17:18 - 03.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i humorit Romeo Veshaj është një ndër personazhet më të njohur të showbizit shqiptar.




Por përsa i përket jetës personale, Romeo është shumë i rezervuar. E së fundmi për herë moderatori ka folur për herë të parë në emisionin e tij “Më Lër Të Flas” ku ka treguar një ndër arsyet që e pengojnë atë të krijojë një lidhje.

Romeo tha se arsyeja se pse ai nuk është në një lidhje është sepse e di që ai është një i dashur shumë i mirë, dhe sipas tij kjo është një punë shumë e vështirë.

“A e din pse nuk lidhem unë bro, sepse unë e di që jam një i dashur shumë i mirë. Dhe të jesh një i dashur shumë i mirë është punë shumë e vështirë. Duhet ta zgjosh në mëngjes, ti thuash ato fjalët e mira. Është punë shumë e vështirë.”– tha Romeo.

Kujtojmë se Romeo dhe këngëtarja Jonida Maliqi prej kohësh kanë qenë  një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar për romancën e tyre me ulje e ngritje të shumta, ku dhe mori fund.

Pas kësaj romance, Romeo nisi një tjetër histori dashuri me Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit, por dhe kjo e fundit nuk zgjati shumë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.