AKTUALITET

Berisha merr shembullin e Polonisë dhe bën thirrje për protesta: Jam i bindur se shqiptarët do ngrihen, nuk ka rrugë tjetër që Rama mos të blejë votat

12:14 - 05.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, pasi denoncoi ato që i quan krime zgjedhore të 14 majit, bëri thirrje për protesta, pasi siç u shpreh ai kjo është rruga e vetme për të ndaluar Ramën që të blejë votat me paratë e krimit.




Berisha, mori shembullin e Polonisë, ku qytetarët janë ngritur në protesta për shkak të një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor.

“Denoncoj këtë farse për ti dhënë shqiptarëve që ka vetëm një rrugë që ju të votoni të lirë. Ka vetëm një rrugë që Rana mos blejë me paratë e krimit, me para nën dorë qindra mijëra vota. Ka vetëm një rrugë që Rama mos përdorë zgjedhësit fantazmë dhe kjo rrugë është protesta, protesta dhe vetëm protesta.

Kombi më i fuqishëm polak, për një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor sot është i tëri në rrugë.

Unë i qëndroj thirrjes time, protestë protestë dhe vetëm protestë. Përndryshe ata të cilët përpiqen të justifikojnë me natyra të ndryshme këtë vjedhje të votës bëhen veçse mbështetës të një krimit të pa parë elektoral.

Unë kam bindjen se qindra mijëra shqiptare që votuan për opozitën do ngrihen dhe do krijojnë mundësinë  që shqiptarët të votojnë të lirë”, tha ndër të tjera Berisha.

Pjese nga fjalimi i Berishes:

Jam këtu për të denoncuar farsën e turpshme kriminale elektorale të 14 majit.
Në këtë farsë, krahas dërgimit të 683 mijë zarfeve në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, për herë të parë në historinë e këtij vendi krahas të caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveria, një akt i shëmtuar që tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi, komisioneve 6 me 1 apo 6 me 0 si kurrënë historinë e këtij vendi, krahas qindra milionë eurove të shpërndara nën dorë nga Edi Rama dhe asistenti i tij Tom Doshi, të cilët deformuan në mënyrë ekstreme një rezultat, ku për 40 përqind të votave, arrihet vetëm 5 përqind pushtet, u përdor një mekanizëm tjetër kriminal monstruoz për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

U përdorën zgjedhësit fantazmë apo zgjedhësit që votuan mbi 1 herë, dy apo tre herë në qytete të ndryshme.

Zgjedhësit fantazmë që votuan më shumë se një herë ishin në total 547 mijë të tillë.
Në Bashkinë e Vlorës ata arrinin në 29 përqind, në Bashkinë e Vorës 15 përqind, në Përrenjas 28 përqind, në Kurbin 30 përqind, në Konispol 34 përqind, në Has 18 përqind, në Kamëz 21 përqind, në Durrës 23 përqind, në Shkodër 16 përqind, në Devoll 20 përqind, në Delvinë 34 përqind, në Mallakastër 11 përqind dhe kështu me radhë.
Është kjo ushtri e zgjedhësve fantazmë që u përdor masivisht për të mashtruar rezultatin e zgjedhjeve me 14 maj, krahas faktorëve të tjerë.

I denoncoj këtu në parlament këtë batërdi elektorale, këtë farsë për t’u thënë shqiptarëve se ka vetëm një rrugë që ju të votoni të lirë, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë me paratë tuaja publikisht votën, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë nën dorë me qindra milionë euro vota, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos përdorë zgjedhësit fantazmë dhe kjo rrugë është protesta, protesta dhe vetëm protesta.

Kombi polak, për një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor, është i tëri në rrugë.
Unë qëndroj këtu me thirrjen time të fuqishme, në protestë dhe vetëm në protestë.
Përndryshe, ata që përpiqen të justifikojnë këtë vjedhje monstruoze të votës, bëhen mbështetës të një krimi të paparë në historinë elektorale.

Unë kam bindjen se qindra mijëra idealistë që votuan për opozitën do ngrihen dhe do krijojnë mundësinë që të votojnë të lirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.