AKTUALITET

Emigrantët në Britani, Rama kritikon Sunak: Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është e ulët!

15:27 - 05.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar homologun e tij britanik Rishi Sunak për taktikat “e këqija” lidhur me goditjen e tij ndaj emigrantëve me varka të vogla.




Në një artikull të publikuar Telegraph, shkruan se Edi Rama akuzoi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se “shton dramën” mbi emigrantët shqiptarë, kur ata përbëjnë vetëm dy për qind të mbërritjeve të anijeve të vogla në kanal.

Në një përditësim mbi ecurinë e premtimit të tij për të ndaluar anijet, Sunak përmendi  një rënie të mprehtë të numrit të shqiptarëve që kalojnë Kanalin si dëshmi se një qëndrim i ashpër ndaj dëbimeve do të pengojë emigrantët e paligjshëm.

Shifrat janë ulur nga rreth 30 për qind e ardhjeve të Kanalit  vitin e kaluar në një ose dy përqind në katër muajt e parë të këtij viti.

“Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerë dhe shije e keqe të tjerr një dramë për përfitime politike. Më pak se dy për qind e totalit të mbërritjeve në Britaninë e Madhe ishin nga Shqipëria. Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është e ulët”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri shqiptar nuk ka ngurruar të kritikojë ministrat kur ata flasin kundër shqiptarëve, duke akuzuar më parë Suella Braverman, Sekretaren e Brendshme, për komente “të turpshme” për veçimin dhe targetimin e shqiptarëve. Sipas Ramës, komentet e saj vitin e kaluar për të ashtuquajturit “kriminelët shqiptarë” që kalojnë Kanalin me varka të vogla, mund të konsiderohen gjithashtu krim.

Mijëra shqiptarë janë duke u gjurmuar dhe vënë në shënjestër nga oficerët e zbatimit të imigracionit të Home Office për dëbim nga Britania e Madhe. Një ekip prej 400 personash punonjësish të çështjeve është ngritur për të gjurmuar shpejt një numër të madh prej 17,000 kërkesash për azil nga shqiptarët, shumica e të cilave pritet të sjellë dëbimin e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.