AKTUALITET

Gazmend Bardhi në mbledhjen e grupit: Jo tani zgjedhjet për kryetar! Organizimi i PD të nisë nga seksioni

14:25 - 05.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka mbledhur sot grupin parlamentar për të diskutuar situatën politike të kësaj force pas zgjedhjeve të 14 majit si dhe procesin e riorganizimit.




News 24 mëson se draft-propozimi i Gazment Bardhit ka të bëje me organizimin e partisë nga poshtë lart. Gjithashtu theksohet se synohet një proces që të realizojë bashkimin e demokratëve.

Sakaq mbledhja vjen pak ditë pasi ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh ku ka lënë të hapur mundësinë për të garuar sërish kur kjo forcë politike të hapë garën.

Të pranishëm janë 16 deputetë, ndërkohë që mungojnë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka dhe Merita Bakiu.

Deputetët e pranishëm

Arbi Agalliu

Xhelal Mziu

Qani Xhafa

Dhurata Cupi

Helidon Bushati

Ferdinand Xhaferri

Bledjon Nallbati

Zheni Gjergji

Lefter Geshtenja

Saimir Korreshi

Andia Ulliri

Ramadan Likaj

Gazment Bardhi

Flamur Hoxha

Dash Sula

Ori nebiaj

Mungojnë për shkak të një vizite në Maqedoni

Jorida Tabaku

Kreshnik Çollaku

Flutura Açka

Mungon për shkak se i është bashkuar protestës në Borizanë

Merita Bakiu


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.