AKTUALITET

“Ka nga ata që shfaqen në dritë tjetër, na bëjnë të skuqemi”, Rama: Duhet të shtrëngojmë dhëmbët, njerëz të fuqishëm po shkojnë para drejtësisë

19:19 - 05.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama dha një mesazh për funksionimin e drejtësisë në vendin tonë. Rama tha nga Lushnja se ka momente kur ka shtrënguar dhëmbët kur disa njerëz kanë abuzuar me mbështetjen e tij.




Edi Rama: Të jeni të bindur që gjithçka që kam mundësi për ta bërë do ta bëj për të shlyer besimin tuaj. Kështu besoj duhet të jetë për të gjithë, edhe për deputetët.

Nuk ka nder më të madh se të jesh një grusht të zgjedhurish për të marrë vendime për një popull. Nuk e kthejmë do të plotë, por nuk na falet pa kthyer gjithçka të mundur prej tij.

Gjërat do bëhen gjithnjë e më mirë, por duhet të kemi durim. Ka momente që duhet të shtrëngojmë dhe dhëmbët kur na vjen të plasim sepse shikojmë njerëz që papritur dhe pa kuptuar shfaqen në një dritë tjetër. Që besimin tuaj dhe timin, abuzojnë dhe në një farë mënyre na bëjnë të gjithë të skuqemi.

Ama duhet të jemi krenarë që i kemi dhënë këtij vendi mundësinë për të bërë drejtësinë. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi, që njerëz të fuqishëm të shkojë para drejtësisë. E di që ka shumë gjëra që nuk shkojnë por të mos harrojmë që çfarë ka ndodhur sot nuk ka ndodhur kurrë më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.