AKTUALITET

A mund t’i rikthehet Saimir Tahiri jetës politike pas vuajtjes së dënimit? Flet avokati në Panorama TV: Ja i vetmi rast kur mund ta bëjë

12:13 - 05.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Redi Ramaj është shprehur se ish-ministri Saimir Tahiri mund të rikthehet në politikë, vetëm në rast se shpallet i pafajshëm për akuzën e ngritur ndaj tij për shpërdorim detyre.




I ftuar në Panorama Tv, ai theksoi se në rast të kundërt do jetë shumë e vështirë për Tahirin t’i rikthehet jetës aktive apo të ketë karrierë politike në vazhdim.

“Mendoj se vetëm në një rast pafajësie mund t’i rikthehet edhe njëherë jetës aktive. Momenti që ka një dënim, ka vuajtur një pjesë të dënimit në burg dhe një pjesë në shtëpi, do e ketë shumë të vështirë politikisht, jo vetëm ligjërisht, për ta kaluar këtë fakt sepse është e vështirë që pas dënimit për shpërdorim detyre e kanabiazim të vendit, të kesh mundësi që të kesh karrierë politike në vazhdim”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.