AKTUALITET

Ulet numri i martesave, sociologu në Panorama TV: Të rinjtë vënë në plan të parë karrierën. Në qytetet e mëdha po rritet numri i divorceve

17:40 - 06.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sociologu Gëzim Tushi ka folur ditën e sotme për fenomenin e uljes së numrit të martesave.




I ftuar në Panorama TV, Tushi deklaroi se të rinjtë nuk e kanë në plan të parë martesën por karrierën dhe element të tjerë të suksesit.

“Të rinjtë nuk e kanë në plan martesën. Ata kanë në plan të parë ndjekjen e karrierë dhe gjëra të tjera si suksesi, fama. Unë nuk mendoj që duhen arsyetuar gjërat ose, ose. Që ose martesa, ose karriera. Unë mendoj që prirja individualiste është një prirje e kohëve të sotme. Martesa nuk të pengon nëse i kombinon gjërat ashtu si duhet”, tha Tushi.

Ai u shpreh se një tjetër fenomen që është vënë re është rritja e numrit të divorceve veçanërisht në qytetet e mëdha.

“Besoj që një qytetet kryesore, numri i divorceve është rritur dukshëm. Raporti i divorceve në zonat rurale dhe urbane. Në zonat urbane numri i divorceve është më i madh. Numri i divorceve të kërkuar prej femrave po rritet.

Gratë e sotme nuk janë më ato të djeshmet dhe nuk pranojnë më të jenë qenie të dorës së dytë. Ato kanë t drejtë të kërkojnë divorcin dhe të largohen dhe nga bashkëshorti i dhunshëm”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.