LAJMI I FUNDIT

Cilat janë përfitimet e leximit?

17:13 - 07.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pavarësisht se në çfarë moshe jeni, leximi është gjithmonë një mundësi e shkëlqyer për të ruajtur përqendrimin dhe qetësinë.




Mendja e njeriut, ashtu edhe si muskujt, ka nevojë për ushqim për të zhvilluar kapacitetet e veta.

Nëse nuk i jepni përmbajtjen e duhur dhe nuk e përdorni, truri do të bëhet dembel dhe i ngadalshëm. Prandaj, përveçse duhet të shkoni rregullisht në palestër, praktikoni leximin çdo ditë, sepse është stërvitja më e mirë për trurin. Leximi nxit krijimin e lidhjeve nervore në pjesët e ndryshme të tij, të cilat përndryshe mbeten të pastimuluara nga aktivitetet e tjera, transmeton Telegrafi.

Sa më shumë përmbajtje të ndryshme të lexoni, aq më shumë pjesë të ndryshme të trurit do të krijojnë lidhje të reja, gjë që përmirëson kapacitetet njohëse.

Përveç pasurimit të fjalorit, leximi i rregullt angazhon kujtesën  jo vetëm nëpërmjet memorizimit të përmbajtjes, por edhe përmes ndjekjes së tregimit.

Gjithashtu, kur ju duket se keni harruar diçka, mjafton të kujtoheni pak dhe informacioni i nevojshëm do të arrijë përmes rrugëve të ndryshme nervore, të cilat i ke krijuar duke lexuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.