AKTUALITET

Debat i ashpër në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, mbështetësit e Bashës ofendojnë deputetët

07:44 - 07.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku u vendos për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar është shoqëruar me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë dhe gati edhe dhunë fizike.




Sipas News24, të parët që kanë braktisur mbledhjen kanë qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi dhe deputeti Dashnor Sula.

“Në daljen e tyre nga ambientet e selisë, mbështetës të Lulzim Bashes i kanë ofenduar nga familja”, raporton gazetari Osman Stafa.

Më pas Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati pasi u larguan nga mbledhja u ndalën në murin e Kryesisë së Kuvendit nga mbështetësit e Bashës që përgjatë gjithë mbledhjes kanë ushtruar presion duke hapur herë pas here derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe kanë lëshuar ofendime ndaj anëtarëve të Kryesisë që janë kundër hapjes së procesit për garën e kryetarit.

Militantet që mbështesin Bashën kanë tentuar që të godasin këta deputetë.

Mbështetësit e Bashës kanë ushtruar dhunë verbale dhe kanë ofenduar edhe gazetarët që raportonin prej ores 18 nga ambientet e jashtme ku mbahej mbledhja e kryesisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.