LIFE STYLE

Burrat që bëjnë këto profesione janë më pjellorë, tregon studimi

13:40 - 09.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sa më kërkuese fizikisht puna e një mashkulli, aq më mirë janë gjërat kur bëhet fjalë për treguesit e fertilitetit dhe veçanërisht për numrin e spermës, sipas një gjetje interesante të një studimi nga studiuesit nga Brigham and Women’s Hospital si pjesë e studimit EARTH të kryer në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit, Shkolla e Shëndetit Publik T. Chan.




Infertiliteti është një problem në rritje në kohët moderne dhe ka shumë faktorë që kontribuojnë në këtë. Faktori “mashkull” konsiderohet të jetë përgjegjës për 40% të rasteve të infertilitetit, ku problematika kryesore është numri dhe cilësia e spermës.

Gjithashtu, analiza e mëparshme nga ekipi EARTH zbuloi se në mesin e burrave që i nënshtroheshin trajtimit të infertilitetit, numri dhe cilësia e spermës ranë me 42% midis viteve 2000 dhe 2017.

Në këtë studim të veçantë, u analizua një kampion më i vogël prej 377 burrash – nga një grup të dhënash prej 1500 burrash dhe grash. Këta burra së bashku me partneret e tyre kërkuan trajtim në qendrat e fertilitetit.

Bazuar në pyetësorët që u përgjigjën nga burrat, u zbulua se ata që raportuan se ngrinin shpesh pesha ose lëviznin objekte të rënda në punë kishin 46% më shumë përqendrim të spermës dhe 44% më shumë spermë krahasuar me ata që bënin punë më pak të vështira fizike. Ata gjithashtu kishin nivele më të larta të testosteronit, si dhe estrogjenit – ekspertët na kujtojnë se burrat dhe gratë sekretojnë hormonet “mashkullore” dhe “femërore” në trupin e tyre, vetëm në përmasa të ndryshme.

Studiuesit vërejnë, megjithatë, se ndërsa një lidhje midis aktivitetit fizik dhe fertilitetit mund të jetë gjetur tek burrat që kërkojnë trajtime të fertilitetit, nevojiten më shumë kërkime për të parë nëse këto gjetje shtrihen në popullatën më të gjerë mashkullore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.