AKTUALITET

Mitrovicë, dëmtohen dy lokale dhe një dyqan si pasojë e një shpërthimi

09:20 - 09.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy lokale dhe një dyqan janë dëmtuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicën jugore, si pasojë e një mjeti shpërthyes.




Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”.

Zahiti tha se rasti është duke u hetuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.