AKTUALITET

“Ku janë paratë”/ Arrestohet ish-kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon

16:42 - 11.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon u arrestua në shtëpinë e saj të dielën në lidhje me një hetim në vazhdim nga policia mbi financat e partisë së saj, Partisë Kombëtare Skoceze (SNP).




Hetimi i policisë së Skocisë lidhet me vendndodhjen e 600,000 £ të arkës së SNP-së, të cilat erdhën nga donacionet e fushatës së pavarësisë skoceze.

Politikania 52-vjeçare konsiderohet e dyshuar, ndodhet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga policia. “Sot, e diel 11 qershor, një grua 52-vjeçare u arrestua me dyshimin se ishte në lidhje me hetimin në vazhdim për financimin dhe financat e Partisë Kombëtare Skoceze”, tha policia.

Arrestimi i Sturgeon pason arrestimin e bashkëshortit të saj Peter Merrell në prill. Merrell dhe deputeti skocez Colin Beattie, i cili ishte arkëtar i SNP në atë kohë, janë liruar pa akuza në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Policia kontrolloi shtëpinë e Sturgeon dhe burrit të saj, kopshtin e tyre, dhe gjithashtu kontrolloi selinë e SNP me një urdhër, duke marrë kuti dokumentesh dhe kompjuterë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.