AKTUALITET

Numërimi në Malin e Zi drejt fundit, partia Evropa Tani shpall fitoren në zgjedhje, ja si u ndanë votat

21:58 - 11.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas numërimit të 90 për qind të votave, lëvizja centriste Evropa Tani shpalli fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Malit të Zi.




Sipas rezultateve zgjedhore të publikuara nga CEMI, Evropa Tani e Milojko Spajiç kryeson garën me 25.5 përqind.

Blloku opozitar i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve ka 23.8 për qind, ai pro-serb Për të Ardhmen e Malit të Zi ka 14.7 për qind, ndërsa koalicioni centrist i URA dhe Mali i Zi Demokratik ka 12.3 për qind.

Partia Boshnjake mori 6.9 për qind, ndërsa Forumi Shqiptar, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate kalojnë gjithashtu pragun për të hyrë në parlament.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.