AKTUALITET

Më 11 shtator nis shkolla! Kush i bën 6 vjeç në dhjetor, futet në klasë të parë

17:46 - 12.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Viti i ri shkollor 2023-2024 nis më 11 shtator. Ministria e Arsimit ka miratuar strukturën e vitit shkollor 2023-2024 ku përcakton se përfundimi i shkollës do të jetë më 14 Qershor, përjashtim bëjnë vetëm maturantët për të cilët mësimi i vitit të ri shkollor do të mbyllet më herët, përkatësisht në 31 Maj të vitit 2024.




Risia në vitin e ardhshëm mësimor  është edhe mosha e nisjes së klasës së parë. Sipas ndryshimeve ligjore, një fëmijë mund të regjistrohet në klasë të parë pa mbushur 6 vjeç, por kushti është që të mbushë 6 brenda 31 Dhjetorit të atij viti kalendarik.

Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, ndërsa periudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit Prill. Sipas vendimit të marrë, provimet kombëtarë të arsimit bazë do të zhvillohen ndërmjet datave 17-18 Qershor. Nxënësit do të testohen në lëndët Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Shqipe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.