AKTUALITET

Holanda merr vendimin, në përpjekje për parandalimin e kancerit të lëkurës ky produkt do të jetë falas!

19:10 - 12.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kremi kundër diellit do të jetë falas në Holandë.




Ky produkt  tashmë do të jetë  i disponueshëm në shkolla dhe universitete, festivale, parqe, ambiente sportive dhe hapësira të hapura publike në të gjithë vendin.

Holanda e mori këtë hap si nisja e një  përpjekje për të trajtuar nivelet rekord të kancerit të lëkurës në vend. Qeveria e vendit ka thënë se dëshiron të bëjë të mundur që të gjithë të kenë akses në mbrojtjen nga dielli, pa i penguar kostot.

Gjithashtu aktivistët zbuluan edhe një ide tjetër që ishte të kthenin kontejnerët antiseptikë të përdorur gjatë pandemisë në kontejnerë mbrojtës ndaj diellit. Autoritetet holandeze kanë raportuar një rritje rekord të rasteve të kancerit të lëkurës në vitet e fundit, raporton Guardian.

Përmendim se në të gjithë Evropën, shkalla e kancerit të lëkurës është rritur gjatë dy dekadave të fundit. Në Gjermani, për shembull, në vitin 2021 numri i vdekjeve nga kanceri i lëkurës u rrit me 55% në krahasim me vitin 2001.

Kremi kundër diellit është vërtetuar se është mbrojtja më e mirë kundër kancerit dhe fëmijët duhet ta kenë zakon ta vendosin atë që në moshë të hershme në mënyrë që të bëhet një zakon si larja e dhëmbëve, thonë autoritetet në Holandë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.