AKTUALITET

“Kriminelët elektoralë”/ Berisha denoncon me video: Punonjësja e OSSH-së në Elbasan voton për qytetarët

12:28 - 12.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një dalje për mediat, ka denoncuar me video një punonjëse të OSSH-së në Elbasan, e cila voton për një tjetër qytetare.




Sipas Berishës, këto prova faktojnë se vota në 14 maj është deformuar dhe ka ftuar qytetarët që të përballen me një regjim  që është i aftë që të shkelë çdo ligj në mënyrë që të gëlltisë mandatet e pamerituar.

“Në serinë e farsë elektorale, une kam sjellë para jush dokumente në video që faktojë në mënyrë të pamohueshme batërdinë zgjedhore në Elbasan. Rolin prej kriminelësh elektoralë të operatorëve socialist, kontrollin e tyre ndaj votës së qytetarëve, votën e tyre për qytetarët, format e votimit jashtë standardeve të vendit dhe ndërkombëtare. Atë që tregojnë kamerat në Elbasan, është shëmbëlltyra e zgjedhjeve të 14 majit.

Ftoj qytetarët që të përballemi me regjimin që manipulon votën tonë dhe është i aftë që të shkelë çdo ligj në mënyrë që të gëlltisë mandatet e pamerituar.

Kjo është Kriminelja elektorale Xhukia Çolla, punonjësja e OSSH-së në Elbasan njëkohësisht aktiviste e PS. Ajo shoqëron një qytetare dhe voton për të”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.